Ardhja e Santiago Solarit në krye të pankinës madrilene ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe “Los Blancos” po marrin rezultate pozitive. Real Madridi ka shpartalluar sot skuadrën e Selta Vigos në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-4.
Benzema shënoi golin e vetëm në pjesën e parë dhe dukej një ndeshje shumë e vështirë për tu fituar nga Real Madridi. Në fillimin e së dytës, ndeshja u hap dhe golat erdhën.

Kabral realizoi një autogol në minutën e 56′ të takimit, duke dyfishuar avantazhin e Realit. Por vetëm 5 minuta më vonë, Mallo shkurtoi diferencat. Serxhio Ramos riktheu qetësinë te “Los Blancos”, pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Sebajos në minutat e fundit i siguroi tri pikët madrilenëve dhe ai gol në sekondat e fundit nga Mendez i Selta Vigos shërbeu vetëm për statistikë. Me këtë fitore, Real Madrid renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb