Një tifoz i “Zonjës së Vjetër” kishte lënë një amanet të çuditshëm për funeralin e tij.

Tifozi i Juventus ndërroi jetë të enjten  në moshën 77-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën e shtunë. Kërkesa e tifozit të ndjerë i ka çuditur të gjithë, pasi në vend të luleve, ai kishte kërkuar  golat e Kristiano Ronaldos.

“Në vend të luleve, ju lutem më dërgoni golat e Kristiano Ronaldos”, shkruhej në amanetin e tij. Sipas mediave italiane, tifozi Mario Stefanini,  i njohur me nofkën “Il Doro” e ndiqte me emocionet më të zjarrta skuadrës e zemrës.  Një poster i të ndjerit është vendosur  në qytetin Fornaci di Barga për të njoftuar vdekjen e tifozit.

Doro
Doro

“Mario Stefanini, ‘Il Doro’, në moshën 77-vjeçare. Familja dhe fëmijët njoftojnë me pikëllim lajmin për vdekjen e tij. Varrimi do të bëhet të shtunën në varrezat Loppia. Në vend të luleve, ju lutemi dërgoni golat e CR7”,, shkruhej mes tjerash në njoftimin e tifozit të zjarrtë

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: