NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
200 gr miell
50 gr kakao
120 gr gjalpë
5-6 kokrra vezë
350 gr sheqer
Cipën e 3 portokalleve
½ gotë qumësht
1 gotë liker portokalli (50 gr )
1 zarfë pluhur pjekës, pak kripë
Përgatitja
Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet.
Përziejmë vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Shtojmë më pas gjalpin e shkrirë, qumështin, likerin e portokallit dhe cipën e portokalleve dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit.
Miellin e përziejmë me kakaon, me pluhurin pjekës dhe me pak kripë dhe e shtojmë duke e situr tek tasi me ingredientët e tjerë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë kremoze homogjene.
Brumin e përgatitur të kekut e vendosim në një formë dhe e fusim në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 20-25 minuta.
Pasi keku të jetë ftohur e servirim me sheqer pluhur, me pak reçel portokalli ose me krem çokollate.