ITALI
Prokuroria e Katanias në Itali kërkon 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës nga Shqiperia në Itali.
Media italiane MeridioNews shkruan se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Për lidhje me Habilajt, në Shqipëri po hetohet edhe ish ministri Saimir Tahiri.
Prokuroria e Katanias ka kërkuar gjithashtu 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, ndërsa ‘financieri’ i Habiljave, Nazer Seitin rrezikon 6 vite burg. Prokuroria ka kërkuar lirimin nga akuzat për Fatmir Minaj.
Kujtojmë se ekstradimi i Nezar Seitit krijoi përplasje dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.
Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj; Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.
Hetimeve italiane, të kryera nga policia vendase, iu bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. Sipas mediave italiane, organizata kryente trafikun e droges kryesisht nga deti me anë të anijeve të peshkimit.
(d.d/BalkanWeb)