GJIROKASTER
Moti i keq ka paralizuar qarkullimin në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë këtu rrugë dhe qytete kryesore, duke bllokuar edhe transportimin e qytetarëve pranë spitaleve për emergjenca të ndryshme shëndetësore.
Një rast vjen nga qyteti i Gjirokastrës, ku forcat e zjarrfikëses kanë shoqëruar pak minuta më parë një të moshuar, banor i lagjes Dunavat, për në spitalin e Gjirokastrës pasi autoambulanca e kishte të pamundur kalimin.
Kujtojmë që qyteti i Gjirokastrës, vijon të jetë i bllokuar nga dëbora dhe rrugët janë të pakalueshme.
(BalkanWeb)