FIER
Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier teksa makina ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rënda.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”. I moshuari është përplasur teksa po udhëtonte me biçikletë në afërsi të shkollës “Mark Dashi”.
Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se i moshuari është përplasur nga një makinë tip ‘Opel zafira” me targa greke INT 411. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të përplasjes.
(n.m/BalkanWeb)