BRITANI E MADHE
Meghan Markle nxjerr anën e saj të humorit gjatë një takimi. Dukesha e Sussex-it së bashku me princ Harry-in ditën e sotme vizituan një qendër të moshuarish në Londër.
Ajo që i ka habitur të gjithë ishte batuta e një zonjë me emrin Peggy për bashkëshortin e princit. “Sa zonjë e dashur që jeni, Zoti ju bekoftë, por tani jeni dhe një zonjë e shëndoshë”- ka thënë Peggy.
Sigurisht ky koment u bë për shkakun se barku i Meghan është rritur, pasi ajo është shtatzënë dhe nuk e vuri aspak në siklet dukeshën. Meghan replikoi se e pranonte këtë koment duke qeshur.
(BalkanWeb)