TIRANE- Në një prej sallave të Presidencës është hapur sot ekspozita “Muzeu i Memories”, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Gjatë fjalës së tij në këtë ekspozitë, Nishani dekklaroi se në të kaluarën Shqipëria ka qenë një burg i madh dhe se ky muze e tregon më së miri se sa denigrues ishte sistemi.
“Shqipëria ka qenë një burg i madh. Kjo ekspozitë ngacmon ndërgjegjen e shoqërisë. Këtu tregohet sa lëndues e denigrues ishte sistemi. Një sistem që la pasoja psikologjike për shoqërinë, e cila u rrit në ambient depresioni psikologjik”, tha presidentin Bujar Nishani. Më tej ai ka shprehur dëshirën për të pasur një muze në në ish-burgjet e komunizmit.
(m.k/BalkanWeb)