Shkencëtarët e deteve duke vështruar thellësitë e errëta të oqeaneve kanë zbuluar një cpecie të re peshku që u shfaq nga hiçi dhe ka një pamje vërtet të frikshme dhe të shëmtuar për syrin e njeriut.
Zbulimi i llojit të fundit të peshkut ‘llahtarë’ i përngjan një këpuce të kalbur me ngjyrë të verdhë në kafe, kurrizdalë, me mustaqet si iriq, me një bri të gjatë në formë si shenja ‘rrezik vdekje’ me xhufkë në krye dhe një gojë të madhe me dhëmbë të hollë e të këqijë.
Tiparet e tij janë tipike për të gjitha llojet e një familje peshku të quajtur e peshkuangler ceratioid, i cili përdor për të joshur peshk tjerë nofullat e tij me gjemba që duken si shkurre dhe trupin si ashkël druri.
‘Peshku bën gjoja si një copë mishi e harruar në oqean shkëputur me forcë nga një gjellesë tjetër duke e bërë ata shenjestër nga peshqit e tjerë, por që në fakt rezulton se janë vetë ata vakti i radhës i peshkut shëmtaraq’ thanë studiuesit detare nga Universiteti Juglindor Nova në Fort Lauderdale, Florida, në një deklaratë.
Peshku drithërues besohet të ketë evoluar nga një lloj peshku i quajtur fin dorsal.
(g.b/BalkanWeb)
