Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në Shtetet e Bashkuara, ku një punëtor arrin të fitojë rreth 40 mijë euro në vit duke punuar vetëm dy herë.

Bëhet fjalë për Kevin Schmidt, puna e të cilit konsiston në ndërrimin e një llambë në majë të një kulle telekomunikacioni, në një lartësi prej rreth 450 metrash. Ky proces kryhet zakonisht çdo gjashtë muaj, çka do të thotë se ai paguhet rreth 20 mijë euro për çdo ngjitje.

Pavarësisht se detyra mund të duket e thjeshtë, ajo konsiderohet ndër më të rrezikshmet për shkak të lartësisë ekstreme dhe kushteve të vështira të punës. Për këtë arsye, puna shoqërohet me masa të rrepta sigurie, ku përdoren pajisje speciale dhe rripa sigurimi gjatë gjithë ngjitjes në kullë.

Vetë Schmidt ka treguar se, megjithëse në fillim ishte sfiduese, tashmë e ka kthyer këtë punë në rutinë. Ai madje ndalet gjatë ngjitjes për të shijuar pamjen apo për të dërguar fotografi familjes së tij. Këto kulla kanë një rol të rëndësishëm jo vetëm për komunikimet, por edhe për sigurinë ajrore, pasi dritat në majë të tyre shërbejnë për të paralajmëruar avionët për praninë e strukturave të larta.

Para se të merrej me këtë profesion, Schmidt ka punuar në fusha të ndryshme të mirëmbajtjes dhe inspektimit teknik. Ai thekson se përveç pagesës së lartë, kjo punë kërkon përkushtim dhe seriozitet maksimal, duke shtuar se “nuk është një punë për dikë që e bën vetëm për para, por për ata që janë të gatshëm të punojnë fort dhe me përgjegjësi.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: