Debati me pullë të kuqe në seancën e fundit të Kuvendit, mes kryeministrit Rama, Berishës por edhe Petrit Vasilit u komentua në pjesën e fundit të emisionit “A Show” nga sociologu Ergys Mërtiri dhe gazetaret Mimoza Koçu e Anila Jole.
Kryeredaktorja e News 24, Anila Jole tregoi edhe një telefonatë me zotin Vasili, i cili i kishte thënë se pavarësisht se zoti Manja nuk dëgjohej, e kishte ofenduar po aq rëndë në sallë.
“Kur dhamë sinkronin e sharjeve, zoti Vasili më mori në telefon dhe më tha se nuk kishim dëgjuar sharjet e Ulsi Manjës. I sqarova që zoti Manja ishtet pa mikrofon dhe nuk u dëgjua”, tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)