Qytetarët e Shkodrës thonë se janë harruar nga qeveria dhe janë nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja. Ata janë ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare të nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqëndrën e veriut.

Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës. Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit.

Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”. Ishin këto thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: