TIRANE
Jo gjithçka shkoi si duhet për të deleguarin e Ramës në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj në Samitin e Diasporës. I ngjitur në skenë për të dhënë çmimin e radhës, Cakaj u përfshi nga emocionet, të cilat në rastin e tij, duket se ndikuan për keq. Teksa u mundua të sjellë në vëmendje poemën ‘Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit, për të cilin tha se u frymëzua pasi pa emrin e tij si pjesë e skenografisë, Cakaj u ngatërrua në vargjet e saj.
“Është ndjenjë krenari e veçantë ta shohësh Diasporën shqiptare të bashkëmbledhur këtu në shqipëri, dhe për më tepër në Shqipërinë që sot vlerëson punën e çmuar që ju bëni për vendin dhe kontributin e vyer që ju jepni për botën.
Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa nga vargjet e tij, kur nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij.” – U shpreh ministri i deleguar Cakaj, ndërsa nisi të recitonte vargjet e njohura nga të gjithë
Në mbështetje për të kaluar momëntin e sikletshëm, salla e duartrokiti atë, por duket se fati nuk ka qenë me Cakajn, në këtë mbrëmje pasi personi që do të merrte çmimin nuk ishte i pranishëm në sallë.
(BalkanWeb)