E ardhmja e Mario Gotze duket gjithnjë e më larg Bayern Munchen. Sipas “Daily Expresss”, mesfushori gjerman kërkohet nga Arsenal. Fillimisht Gotze nuk dëshironte të ndryshonte ambient, por stoli në ndeshjet e fundit në Kupe dhe kampionat kanë bërë që Mario të ndryshoj mendim.

Gjithnjë sipas shtypit britanik, Wenger është i gatshëm të përpilojë një ofertë të madhe për të sjell Gotze në Premier League. Mbi gjurmët e njeriut i cili vendosi fatet e Kupës së Botës, është edhe skuadra tjetër angleze, Manchester City.
(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb