MIANMAR
Zëvendës drejtori i policisë në rajonin e Arakanit, Maung Maung Soe në një deklaratë për AA tha se rreth 100 pjesëtarë të organizatës së quajtur “Ushtria e Arakanit” kanë sulmuar mbrëmë stacionin policor në fshatin Yoetayote në afërsi të rajonit Sittwe.
“Si pasojë e sulmit në stacionin policor kanë humbur jetën 9 punonjës të policisë”, tha Maung Soe.
Organizata “Ushtria e Arakanit” kryen veprime të armatosura me kërkesën për autonomi në rajon. Organizata edhe më parë është përleshur me ushtarët e Mianmarit në rajonet Kachin dhe Shan.
“Ushtria e Arakanit” u shpall organizatë terroriste pas sulmit në muajin janar ku u vranë 13 oficerë të policisë dhe u plagosën 9 të tjerë.