Ky është momenti tronditës kur një burrë me një fëmijë në një vendpushim makinash shfaqet duke gërvishtur me çelës një Aston Martin 100.000 £ (paund-she).
Zhgarravina 2 sekondëshe e cila kushton 9 mijë paund.
Incidenti u regjistrua në kamera nga pronari i automjetit Aston Martin luksoz, V8 Vantage sportive, i cili kishte lënë DashCam në regjistrim teksa ai kishte shkuar në një supermarket.
Në klipin e shkurtër, shihet një burrë me ngjyrë përpara autoveturës së shtrenjtë me një karrocë fëmijësh dhe me një bebe në të, i cili pa nguruar dhe nën maskën e ‘prindit të kujdesshëm’ gërvisht supermakinën në anën e pasagjerit me disa çelësa.
Dëmi i shkaktuar ndaj autoveturës Aston Martin në ato 2 sekonda dhe i kryer me dashje kushton plot 9.000 £.
Ngjarja ndodhi në orën 10:30 më 19 qershor në një vendpushim makinash në një supermarket, në Hackney, në lindje të Londrës.
Policia bëri publike pamjet duke shpresuar në ndihmën e njerëzve për identifikimin e burrit, zhgarravina e të cilit në 2 sekonda kap koston e 9000 paund-ëve.
(g.b/BalkanWeb)
