Politologu Ermal Hasimja, gjatë emisionit “Studio 24” ka shpjeguar se ku ndahemi dhe bashkohemi me Hungarinë, e cila me zgjedhjet e së dielës i dha fund epokës së drejtimit nga Viktor Orban, duke i dhënë fitoren Peter Magyar të partisë Tisza të opozitës.
Hasimja tha se Shqipëria dhe Hungaria dallojnë tek çështja e korrupsionit. I pyetur se kush është Peter Magyar brenda opozitës dhe në PS, Hasimja tha se në opozitë nuk e sheh, por brenda PS, është Erion Braçe dhe Elisa Spiropali.
“Ke një opozitë morale që ndoshta është e dorëzuar, pak e demoralizuar, pra të gjithë ata njerëz që mendojnë se të vjedhësh është keq, por ke dhe një kategori tjetër që mendon se korrupsioni ndodh dhe në vendet e tjera.
Hungarezët e kanë të zhvilluar kulturën politike antikorrupsion dhe ka një lloj tradite demokracie”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja: tek çështja e korrupsionit, Shqipëria dhe Hungaria dallojnë, tek ne është komplet ndryshe.
Në Shqipëri korrupsioni është problem mbi të gjitha kur e bën tjetri.
Ke një opozitë morale që ndoshta është e dorëzuar, pak e demoralizuar, pra të gjithë ata njerëz që mendojnë se të vjedhësh është keq, por ke dhe një kategori tjetër që mendon se korrupsioni ndodh dhe në vendet e tjera.
Hungarezët e kanë të zhvilluar kulturën politike antikorrupsion dhe ka një lloj tradite demokracie.
Orban krijoi një sistem sundues duke kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshi gjyqësorin dhe mediat.
