Për 2019 qeveria ndryshoi rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Kjo ka krijuar një situatë të tillë që industria përpunuese i shet produktet me taksë 20% dhe nga ana tjetër të rimbursohet për blerjet e bëra nga fermerët me 6%. Pjesa tjetër e taksës iu transferohet si kosto.
Shqetësime të tilla u shprehën edhe me mesazhe në “Dritare”, por ministrja e Financave tha se është shpejt për të kuptuar efektet që ka dhënë paketa fiskale e këtij viti, dhe se ndryshimet nuk mund të bëhen në një periudhë afatshkurtër.
(BalkanWeb)