Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapësirën e komenteve me ndjekësit e tij skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si pagat e targat e makinave.

Sipas shefit të qeverisë, përgjegjësit e rrjedhjes së këtyre të dhënave, duhet t’i gjejë drejtësia dhe të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi.

“Pergjegjesit duhet t’i gjeje drejtesia dhe t’i ndeshkoje sipas ligjit. Uroj qe prokuroria te zbardhe sa me shpejt rrjedhen e ngjarjes dhe autoret e krimit”, shkruan Rama.

Ndërkohë për pagat e larta Rama thotë se ata qytetarë që kanë këto rroga, taksohen sipas ligjit. Problem thotë Rama mbeten të ardhurat e padeklaruara.

“Pagat shume te larta jane te deklaruara e taksohen sipas ligjit me 23% por problemi madhor eshte pjesa e padeklaruar e te ardhurave te shume kompanive, perfshire edhe pagat e uleta fiktive qe kompensohen me leke ne dore. Jane bere permiresime te ndjeshme ne keto vite, po ka ende shume lufte per te bere dhe prandaj do vijojme me masa te reja anti-evazion”.

Ndërkohë Rama i është përgjigjur komentuesit edhe për pyetjen që ka bërë për automjetet që përdorin ministra e deputetë, të dhëna këto të publikuara ë databasën e rrjedhur të targave të qytetarëve.

“Ministrat dhe deputetet bejne deklarime pasurie te pervitshme, per te cilat mbajne pergjegjesi penale nese gjenden ne fshehje pasurie. Mua personalisht per shembull me ka ndodhur te ndeshem me lajme te rreme per blerje makinash te shtrenjta apo per shpenzime 700 mije euro ne vit per avion! Marrezira!”, thekson kreu i qeverisë.

“Nxjerrja e te dhenave eshte nje problem me te cilin ballafaqohen te gjitha vendet ne epoken e teknologjise digjitale, qofte per shkak te sulmeve kibernetike apo qofte si pasoje e veprimeve kriminale te individeve brenda sistemeve shteterore!

Amerika, Anglia, Franca e me radhe kane pasur ngjarje te ngjashme dhe madje ne ndonje rast me pasoja tejet te renda pertej kufijve te vete shtetit, por ky nuk eshte kurresesi justifikim, perkundrazi.

Prandaj uroj qe prokuroria te nxjerre se shpejti fajtorin dhe drejtesia t’i jape ndeshkimin e merituar, nderkohe qe ne do te finalizojme sa me pare marreveshjen qe po punojme prej disa kohesh, per te marre nje njesi te mirenjohur amerikane ne mbrojtje te sistemeve tona informatike.

Sa per pergjegjesine une nuk i shmangem kurre pergjegjesise, por dy gjera kam ne kete rast:

E para, kur ngjarje shume me te renda te kesaj natyre kane ndodhur ne shtetet e lartpermendura apo ne te tjera akoma, nuk ka ndodhur qe te fajesohen autoritetet shteterore, por eshte adresuar problemi per te nxjerre fajtoret e per te forcuar sistemet.

E dyta, mua nuk me servir dot askush asgje sipas qejfit, sepse detyra ma mundeson qe te marr opinione nga shume drejtime per te njejten ceshtje. Shendet dhe gezuar familjarisht Vitin e Ri”, eshte nje tjeter koment qe ben kryeministri Rama si pergjigje per nje tjeter ndjekes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb