Trajneri i Kamerunit, Rigobert Song vendosi të përjashtojë sot portierin Onana. Song e pa të arsyeshme të veprojë kështu për arsyen se “gardiani” kishte treguar mungesë disipline. Pas barazimit 3-3 me Serbinë, tekniku ka thënë mendimin e tij për këtë çështje.

“Andre’ Onana është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ajo që duhet të bëj unë është të favorizoj grupin dhe jo individët.Në një grup ju duhet disiplinë dhe kur nuk i plotësoni këto kritere disiplinore, duhet të merrni përgjegjësinë. Vendos ai nëse duhet të qëndrojë në Botëror apo jo” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb