TIRANË

Vendimi për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta do të jepet brenda 30 ditësh. Pas një procesi prej rreth 3 orësh ku u dëgjuan palëy, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim për kushtetueshmërinë ose jo të vendimit të parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Seanca e cila nisi në orën 10:00 u ndërpre për rreth një orë më herët, pasi Gjykata Kushtetuese kaloi në diskutimin përfundimtar për “fatin” e Ilir Metës si Kryetar Shteti.

Në përfundim si përfaqësuesit e Kuvendit, i cili ka shkarkuar Metën, ashtu dhe përfaqësuesit e Presidentit dhanë konkluzionet përfundimtare.

Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendim
Ora 13:07- Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendim për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjykata Kushtetuese deklaroi se vendimi do të zbardhet i arsyetuar brenda 30 ditësh.

Shembulli i Presidencës, Balla: Presidenti i Rumanisë ka të tjera kompetenca nga ai i Shqipërisë
Ora 13:05- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla foli në fund të seancës në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i Kuvendit. Ai kundërshtoi rastin e Rumanisë dhe deklaroi se presidenti në Rumani ka të tjera kompetenca nga ato të presidentit të Shqipërisë. Sipas tij, vendimi në rastin e përplasjes mes Kuvendit të Rumanisë dhe Presidentit në 2007 duhet lexuar në këtë frymë dhe duhet lexuar i plotë, jo me paragrafë.

Presidenca: Të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor
Ora 13:00- Dervishaj i kërkoi Gjykatës kushtetueses të shpallë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Dervishaj kërkoi shfuqizimin dhe shpalljen si antikushtetues të vendimit nr.55 të Kuvendit dhe të konstatojë se Kuvendi s’ka të drejtë të ngrejë komisionin hetimor parlamentar në 4 muajt e fundit të funksionimit të tij.

Dervishaj: Kuvendi ka shkelur procedurën, e kthen procesin tërësisht politik
Ora 12:50- Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishi ka dhënë pretendimet përfundimtare.
“Kuvendi si organi legjislativ, e trajton këtë çështje si goditje ndaj presidentit,
Kuvendi nuk kishte lëndë. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, e aq më pak të rëndë të Kushtetutës. Ne pame nga afër se ku mbërriti Kuvendi për qëllime politike. Shkoi deri aty sa u manipuluan akte admistrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit. Shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura. S’kanë sesi të çojnë në një rezultat të ligjshëm, të vlefshëm. Kërkesa e Kuvendit s’ka legjitimitet.
Vendimi 55 i Kuvendit është në vetvete asgjë më shumë se kërkesa që vë në lëvizje gjykatën, e cila sipas gjykimit tonë, duhet ta kryente atë nga momenti i administrimit në 9 shtator 2021.
Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën e kthen procesin tërësisht politik. Provat e marra përmes një procesi të rregullt ligjor, janë të papërdorshme dhe te pavlefshme. Të gjitha provat që pretendon Kuvendi janë marrë në shkelje të Kushtetutës. Produkti është nul. Pavlefshmëri, antikushtetuetshmëri.
Refuzimi për të dëgjuar presidentin ka sjellë proces të parregullt. Kjo ka prodhuar një precedent të rrezikshëm juridik. Nuk mund të shkelet kurrë procedura në funksion të politikës. Refuzimi për ta dëgjuar është shkelje flagrante. Presidenti kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt politik”, tha Dervishaj.

Ai tha më tej se shqetësimet e presidentit për zgjedhjet e 25 prillit u provuan më pas edhe në raporte ndërkombëtare. “Presidenti ka pasur një qëndrim të gjatë e të konfirmuar, për barazi para ligjit të forcave politike.
Opinionet e presidentit në mbrojtje të kushtetutës nuk duhet të censurohen nga askush. Toni, mënyra, ngjyrimi janë të drejta të patjetërsueshme në shprehje të fjalës së lirë.
Thirrjet e presidentit të vendit në mbrojtje të votës, janë kontribut I shtuar në mbrojtjes të votës, nisur nga situatat tronditëse, që nisën që në Dibër.
Kushdo që do të shihte një president pasiv, para shpërdorimit të parave publike për të blerë votat, do lejonte instalimin e diktaturës”, deklaroi përfaqësuesi i Presidentit.
Dervishaj solli si shembull presidentin rumun që iu bashkua protestuesve.
“Ky rast demonstroi se kur interesi publik vihet në rrezik, çdo reagim i presidentit është garanci. Në Shqipëri presidenti është përballur me situata më të vështira se të Rumanisë sepse sulmohej jo vetëm ai, por edhe institucionet e drejtësisë”, tha Dervishaj.

Ai theksoi se “të gjitha pretendimet e kuvendit për shkarkimin e presidentit janë të denja për t’u bazuar vetëm në një nen, atë të agjitacion e propagandë, nen që sot nuk ekziston në Kushtetutë”.

Bushka: Presidenti ka shkelur betimin, përbën shkelje të rëndë të kushtetutës

Ora 12:23- Përfaqësuesja e Kuvendit, deputetja e PS Klotilda Bushka deklaroi se Presidenti ka shkelur rëndë neutralitetin që duhet të mbajë si mbrojtës i unitetit.

“Nga Kuvendi, eshte vertetuar qe presidenti ka shkelur rende Kushtetuten dhe i kerkojme gjykates te kryet shkarkimi i presidentit. Ka shkelur te drejtat e njeriut duke cenuar te drejten per te zgjedhur dhe per t’u zgjedhur. Keto i ka bere gjate paraqitjeve te tij ne emisione, neper rrjete sociale apo deklarata. Ai ka bere sugjerime duke u thene qytetareve kë te votojne, gje qe ka ndikuar ne voten e qytetareve.

Ne kete proces, kuvendi ka vepruar ne baze te Kushtetutes dhe ne kete rast eshte ne detyre te kuvendit qe te mbroje Kushtetuten. Presidenti ka shkelur rende neutralitetin qe duhet te mbaje si mbrojtes i unitetit. Presidenti ka dale nga roli i tij kushtetues si asnjenes dhe i paanshem. Ka shkelur rolin e tij si president duke bere thirrje qe qytetaret te votojne ndryshimin, duke luajtur rolin e partive. Presidenti ka shkelur betimin e tij, qe shkelja e betimit konsiston ne shkeljen e rende te Kushtetutes. Presidenti ka sulmuar delegatet nderkombetar, duke shkelur rolin e tij si ansjenes ne marredheniet me jashte. Presidenti ka sulmuar gjykaten, ka nderhyre ne pavaresine e gjykates kushtetuese duke urdheruar gjykatën, sesi te veprojne ne ceshtje te ndryshme. Gjithashtu ka lavderuar apo kritikuar gjyqtare”, tha Bushka.

Ajo tha më tej se Presidenti ka shkelur rëndë detyrimin e betimit për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm të popullit.
“Në shumë nga daljet e veta publike presidenti ka përdorur një retorikë dhune. Retorika e tij ka frymëzuar dhunë dhe ndasi shoqërore dhe nuk ka ndikuar në ruajtjen e qetësisë.
Në vendimin e kuvendit 75, 2002 del që shkelja e betimit përbën shkelje të rëndë të kushtetutës.
Edhe vetë presidenti është i vetëdijshëm që e ka shkelur kushtetutën. Kjo, sepse asnjë nga përfaqësuesit nuk kanë sjelle prova për një akt të ngjashëm nga presidentët e tjerë si në Shqipëri ashtu edhe jashtë
Kuvendi e provoi që kuvendi ka respektuar çdo hap të procedurës për të kryer shkarkimin e presidentit.
Edhe për sa i përket hapësirës së dëgjimit të presidentit, kuvendi ka zbatuar rregulloren e shtetit të së drejtës. Kjo sepse një vendim nuk mund të marrë kohë të pafundme për t’u marrë, por ka një kufi kohor.
Për sa i përket Merkurit, ai ishte ekspert ligjor pranë komisionit hetimor, i cili jepte vendime dhe këshilla ligjore për kuvendin.
Presidenti nuk ka asnjë argument që atij i janë cenuar të drejtat. I vetmi argument ishte ai që vazhdimësia e legjislaturës së 9 nuk i takon asaj të 10-të. Askund nuk shkruhet ky fakt. Dhe po qe ashtu, edhe vetë posti i presidentit, i cili u zgjodh në legjislaturën e 8-te, nuk duhet të vazhdonte në të 9-ën”, tha Bushka.

Kujtojmë se në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”, ndërsa këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë.

“Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. S’u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar. Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, tha këshilltari i Metës.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.

“Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin Shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.

Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentit ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjit. Në vitin 2021, ky standard është shkulur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt.

I njëjti komision, i njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarde të ndryshme. Presidenti ka luajtur rolin super partisë, pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e Covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunimi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.

Përveç presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndjekur ligjet kushtetuese, ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësisë politike”, shtoi Dervishaj.

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar:

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit Meta u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Ndërkohë, pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre.

Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb