TIRANE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga panairi i librit e pyetur për kthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend është shprehur se politika shqiptare ka probleme më të mëdha sesa thjesht djegia e mandateve.


Pavarësisht se muaji dhjetor është afati i fundit për deputetët e LSI-së dhe deputetëve të opozitës së bashkuar, Kryemadhi është shprehur se mandatet e deputeteve përballë këtij realiteti të hidhur nuk janë asgjë.


“E para mua nuk më duket problemi kryesor sot çështja e mandateve të deputetëve, sepse Shqipëria dhe politika shqiptare ka probleme shumë më të mëdha. Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. Mendoj që problemi më i madh është mungesa e shpresës e brezit të ri, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Dhe mendoj që mandatet e deputetëve sot përballë këtij realiteti shumë të hidhur nuk janë asgjë”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: