Politologu Adri Nurellari i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe kërcënimet e nisjes së një Lufte të Tretë Botërore.

Nurellari u shpreh se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në forma të ndryshme të luftës hibride po nxit forcimin e peshës së aktorëve politikë në Evropë që kanë dalë kundër mbështetjes së Ukrainës.

Sipas tij ky presion ka shumë potencial në vendet evropiane pasi në sondazhe këto grupime kanë peshë domethënëse elektorale.

“Dihet që Putin në forma të ndryshme në kuadër të luftës hibride për të arritur synimet strategjike, kërkon që të nxisë forcimin e peshës së aktorëve politikë në Evropë që kanë dalë kundër mbështetjes së Ukrainës në luftë. Kjo ka shumë potencial sepse në sondazhe këto grupime kanë peshë domethënëse. Në zgjedhjet e parlamentit evropian mund të ketë ndryshimeve dhe mbështetja e Ukrainës mund të zbehet nëse ka ndryshime”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb