Kryetari i PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “Neës 24” deklaroi se PD nuk përjashton mundësinë që cështja për Teatrin Kombëtar të shkojë në referendum. Basha u shpreh se për referendumin ka biseduar edhe me aleatët.

“Nuk përjashtojmë as referendumin për Teatrin. Kemi diskutuar me aleatët dhe mbetet si alternativë edhe referendumi. Këtu ka rënë gjithcka, kemi një parlament antikushtetues. Ne kemi anëtar që janë në mënyrë antikushtetuese. Sot jemi në një regjim. Sic po vazhdon kjo qeveri, kriza do të jetë e papërballueshme. Po marr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy shtete qe kanë mbështetur qytetarët më mirë sesa Shqipëria.

Edi Rama i ka dërguar paratë e shqiptarëve tek PPP, Rilindja Urbane etj. Edhe ata shkatërrohen nga shiu, sepse nuk mund të rrijë njeriu pa bukë dhe të shikojë sa e bukur është pllaka prsh. Rama con pasurinë e shqiptarëve tek pak persona. Paratë duhet t’ua dërgonte qytetarëve, se ka shkuar aty ku nuk mban më. Shumë biznese po falimentojnë nga politikat e kësaj qeverie”, tha Basha.

Kujtojmë se me heret PD ka kërkuar që cështja e teatrit të shkojë për referendum, ku të pyeten qytetarët shqiptarë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb