Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj i ftuar në studion e lajmeve në ‘News 24’ ka komentuar amendamentet e Partisë Socialiste për listat e hapura. Sulaj tha se këto amendamente nuk sjellin votën e lirë të qytetarëve.

Ai tha se tashmë është koha për rrotacion politik në vend.

“Të dyja palët që kanë bërë ndryshime në kod, kanë një qëllim. Ata duan që të mbajnë pushtetin dhe karriget në Kuvend. A i arrijnë këto standarde amendamentet e PS? Unë mendoj se jo. Ne luftuam deri tani që të kemi lista të hapura. Këto drafte a janë lista të hapura? Jo! Nuk sjellin votë të lirë të qytetarëve, por sjellin deformim. Nuk kemi amendamente që sjellin ndryshim, por një mënyrë që të bëjmë as më shpejt një kod zgjedhor vetëm nga një parti. Ka dhe disa njerëz që i drejton ajo dhe kryeministri që bën 6 muaj para zgjedhjeve ndryshime në qeveri. Kemi disa ditë që palët edhe mund të diskutojnë. Nga opozita ka një plan dhe organizim të mirë. Çfarë do lloj mënyrë që të bëjë dhe të ndryshojë Rama në kodin zgjedhor, ai nuk vjen më në pushtet. Ai e di se është koha e rrotacionin politik në vend. Mendojmë se programi politik që do të ofrojë opozita do të jetë më i miri. Ekuacioni i mirë këtu të nxjerr. Një program politik i mirë do të sjellë një reagim të madh qytetar tek vota. Ne jemi një parti që ka pasur mandatet e veta në parlamentin shqiptar. Ne mendojmë se përmes organizimit të mirë që po bëjmë, përmes një mënyrë të mirë të ngritjes së marrëveshjes bashkëpunimi opozitar, besoj se mund të maksimalizojmë dhe fuqinë e PR-së. Mbani një vepër që do t’i mbetet kohës nga kjo qeveri? Që i ka sjellë një të mirë kombit? Qytetarët nuk do ta lënë më Ramës që të mbajë mandatin. Vota e lirë u deformua dhe amendamentet se japin këtë liri. Në rast se PS do i shkojë deri në fund atij kodi zgjedhor, do e marrë fundi. Po rrit arrogancën. Ne do të fitojmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Sulaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb