Qysh nga 2009-ta, kur Rama filloi të garojë për postin e kryeministrit, për PS-në e tij dhe partitë satelite rreth saj (PSD, PDS, PSV-91, etj. etj.) kanë votuar të paktën 800 mijë zgjedhës. Më 2013, koalicionit të tij iu shtuan edhe194 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së, por më pas ato parti u larguan nga koalicioni.

Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakët e përzgjedhur nga Rama (shihni tabelën e mëposhtme). Sidoqoftë, këta të fundit patën mbështetje në disa bashki nga PSD-ja, e cila duket se është ftohur me Ramën kohët e fundit.

Për çfarë kryebashkiakësh votuan banorët e rritur më 14 maj 2023
Për kryebashkiakë % Votuesit e 14 majit
Socialistë 39.2% 800,000
Opozitarë 29.4% 600,000
Nuk votuan fare 31.4% 640,000

 

Dhe pyetja për Ramën (dhe për ne që merremi me shifrat elektorale) është nëse PS-ja do ta kapë e vetme kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme.

Nga sondazhet mujore që kam zhvilluar prej shtatorit e këtej për Report TV, duket se PS-ja është e ankoruar rrotull shifrës së 750 mijë votave, pavarësisht se Rama si politikan ka më shumë se 800 mijë simpatizantë (shihni dy grafikët e mëposhtëm). Kjo diferencë mes votuesve potencialë të PS-së dhe simpatizantëve të tij personalë duket se e ka nxitur Ramën ta mobilizojë partinë një vit para zgjedhjeve, duke u kërkuar publikisht dje vartësve që PS-ja të dalë fituese në secilën nga 5200 qendrat e votimit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: