Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet në “Open” në News 24, nëse aksionit të opozitës do t’i bashkohen qytetarët, duke theksuar se aktualisht beteja po bëhet nga deputetët.

“Ajo që unë e përsëris është që ky aksion nuk do të ndalet dhe do të shkojë në përshkallëzim. E kemi nisur këtë betejë më 5 tetor. Kemi bllokuar seancën plotësisht më 19 tetor dhe e kemi përshkallëzuar me komisionet. Unë e kam thënë se ata mund të mblidhen edhe në Surrel, edhe tek vila e Lindita e Nikollës se është e madhe. E ka blerë me paratë e korrupsionit kur ishte ministre Arsimit.

Askush nuk e kishte menduar se do të sillte 300 efektivë të Gardës. Në këtë moment që jemi betejën dhe sakrificën do ta bëjnë deputetët e opozitës. Pa diskutim që do të vijë momenti t’i bashkohen edhe qytetarët jo për interesin tonë por për interesin e tyre. Të hapin buxhetin e vitit 2024 dhe nuk do të gjejnë veten aty, aty e gjejnë vetëm 10 kompani koncesionare. Sot në Kuvend hynin deputetët hajdutë dhe jashtë mbeten deputetët e opozitës. Na kalonte përpara Olta Xhaçka ndërkohë që ajo duhet të ishte në burg”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb