Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj i ka çuar një mesazh të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai i bëri një kërkesë Vuçiçit që t’i lërë kosovarët të jetojnë, siç ata e meritojnë.

“Është një proverb që thotë “nëse doni me shku shpejt, shko vetëm, nëse doni me shku larg, shkoni së bashku”. Krejt historia shkruan për këtë ditë që liderët janë bashkuar. Ju kërkoj që kokat tuaja t’i bashkoni që t’i bashkojmë edhe tokat edhe popujt. Kemi dy shembuj se çfarë ndodh kur bashkohet shqiptari, u bë Kosova shtet i pavarur.

Sa po flas për Kosovën, po ia çoj Serbisë një mesazh edhe Vuçiçit, “Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më! Le të jetojnë atë jetën që e meritojnë” Rasti i dytë, kur bashkohen Shqiptarët, ishte ekipi kombëtar i futbollit, që ka shqiptarë, kosovarë e nga Maqedonia e Veriut, e ‘zot shnosh’ kanë me e pru champions në shtëpinë tonë.”, tha Gjonaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: