Mark Gjonaj, ish-anëtar i këshillit në qytetin e New York distrikti 13, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për fitoren e Nik Gjeloshajn në zgjedhjet e zhvilluara në Tuz të Malit të Zi.

Ndërsa shpreh urimin për fitoren e plotë të koalicionit“ Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ai thekson se me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtëpie.

STATUSI:

Te dashur Malesore, u ktheva ne Neë York me zemren e mbushur plot. Komuna e Tuzit per shqiptare eshte si Tirana, Prishtina, Shkupi e Presheva dhe do ti mbrojme si te shenjta sikur kisha e xhami. Me kete fitore shqiptaret do te jene zot shtepie gjenerate pas gjenerate qe Malesine ta mbrojme te jete gjithmone shqiptare. Ju jeni krenaria e kombit tone dhe shembull per trojet shqiptare!

Urime Malesore!

Urime Diaspore!

Urime Nik Gjeloshaj me bashkepuntore!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: