Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula mori në këtë episod opinione mbi rëndësinë e seksit në një çift. Në intervistë, blogerja Zhaklin Lekatari thotë se marrëdhënia seksuale nuk ka pse të shihet si diçka e pisët kur prej saj vjen në jetë një njeri. E pyetur për rolin specific që ka seksi në mbarëvajtjen e një lidhjeje, psikologia Aleksandra Puci shprehet se ai mund të vendosë nëse një lidhje do rrojë apo do mbyllet shumë shpejt.

E ftuar, mjekja kirurge Senera Hoxha e sheh specifiken e rolit që seksi luan, tek rëndësia e qenies për t’u riprodhuar, ndërsa bashkëshorti i saj, kirurgu urolog, Artan Koni thekson se shumë njerëzve u krijohet idea që të kryejnë sa më shumë marrëdhënie, se mbase u rregullohet raporti në çift, por sipas tij, ndërthuren shumë komponentë në një lidhje, e në fund kulmojnë me marrëdhenien seksuale. Pyetjes se ku gabojnë çiftet, mjeku Koni u përgjigjet duke thënë se shpesh partnerët mendojnë se janë sportistë olimpiadash dhe dëshira për të patur performancë të lartë u prish punë nga ana psikologjike. “Çiftet gabojnë në përshpejtim të situatave, vetë raporti është më i gjerë, fillon në mëngjes me një përkëdhelje, një mesazh, një prekje dore… partnerët duhet të jenë vazhdimisht duke bërë dashuri. Nuk është finalizmi në 30 minuta..”-shton Hoxha.

Psikologia Puci shtron problemin se çiftet nuk e mirëmbajnë atë që kanë krijuar, sakaq blogerja Lekatari vëren se gabimet lindin nga mungesa e komunikimit. Sa u përket diskutimeve mbi shpeshtinë e raportit seksual, Koni thotë se nuk është e rëndësishme. “Ka persona që e bëjnë si me zorr këtë punën e shpeshtësisë. Pse e bëjnë të tjerët shpesh, duhet ta bëj edhe unë…”-tregon ai, kur për Hoxhën ka vlerë cilësia, madje shkon përtej saj dhe e sheh si vëmendje ndaj partneres. Psikologia Puci nënvizon se akti seksual nuk duhet parë si detyrë shtëpie dhe duhet të fillojmë të shqetësohemi nëse mungon, kur nuk ka faktorë shëndetësorë apo diçka madhore. Më tej çifti i mjekëve, prindër të një vajze të vogël kanë treguar se çfarë ka “ndryshuar” në raportin e tyre tani. Një histori e rralllë është besuar nga psikologia Puci se si një grua ka mundur të rikthejë pasionin përmes terapisë, kur gjithçka ishte e rrezikuar në martësën e saj për shkak të qetësuesve që kishte marrë. “Jeta pa filtër” trajton çdo të mërkurë, në orën 10:20 në TV “News 24” aspekte të jetës në realitetin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb