TIRANË

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 komentuan protestën e opozitës si dhe problemet që vihen re tek qëndrimi i saj.

Sipas Andi Bushatit, protesta e sotme në 5 qarqet kryesore të vendit nuk ishte në pritshmëritë e duhura. Ai pohoi se nuk ka një përshkallëzim siç pretendohet nga opozita.

Ndërkohë Enton Abilekaj shtoi se opozita nuk po jep zgjidhje, ndërsa shtoi se qëndrimi i saj të krijon përshtypjen se ajo po kërkon thjesht pushtet në tavolinë.

Gjithashtu ai kritikoi edhe qeverinë teksa pohoi se ajo tashmë është totalisht e pakontrolluar nga institucionet, të cilat kanë funksion mbikëqyrës ndaj saj.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Sot protesta mu duk përshkallëzim, por në ulje. Ka patur më shumë tension tek ato të parlamentit.

Enton Abilekaj: Opozita thotë se ka vetëm tre hapa. Duke bërë vetëm këtë, duket se opozita  kërkon pushtetin në tavolinë. Duket se ka një dëshirë vetëm për ndërrim pushteti. Kjo qeveri është krejtësisht e pakontrolluar. Sot të gjithë institucionet e pavarura në vend janë jashtë loje. Kërkohet një zgjidhje nga opozita.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: