Frika ndaj coronavirusit ka bërë që të aludohet edhe për moszhvillimin e kampionatit Europian 2020, në program për t’u zhvilluar në 12 qytete të kontinentit, përfshirë edhe Romën. Situata Në Itali është delikate me tre nga rajonet më të mëdha të vendit, si Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja të shpalluza zonë e kuqe nga qeveria.

Por presidenti i FIFA-s. Xhani Infantino ka deklaruar se nuk ndihet i shqetësuar, ndonëse qeveria e futbollit nuk injoron asnjë skenar. “Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb