“Final 4” po i afrohet fundit pas mbylljes së ndeshjeve të javës së dytë dhe vetëm dy sfida ndajnë nga shpallja e fitueses së këtij edicioni të Abissnet Superiore. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia kanë të tre mundësi, në varësi të skenarëve të ndryshëm, që të shpallen kampionë.

Egnatia kryeson ndaj Elbasanit duke pasur pikë të barabarta, për shkak të ndeshjeve direkte, ndaj kombinimet në dy duelet në distancë janë shumë interesante. Kurse për Vllazninë ekziston një opsion, edhe pse duket më pak i mundshmi ndër kombinimet e takimeve, pasi duhet ta mbyllë me pikë të barabarta me Egnatian e Elbasanin.

Egnatia shpallet kampione nëse:
-fiton ndaj Dinamos
-barazon ndaj Dinamos dhe Elbasani barazon apo humbet ndaj Vllaznisë

Elbasani shpallet kampion nëse:
-fiton ndaj Vllaznisë dhe Egnatia nuk fiton ndaj Dinamos
-barazon me Vllazninë dhe Egnatia mundet nga Dinamo

Vllaznia shpallet kampione nëse:
-fiton ndaj Elbasanit dhe Dinamo mund Egnatian

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb