TIRANË

Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë disi mënjanë politikën për të ironizuar me një dukuri tjetër të vënë re sidomos në këto ditë festash.

Duke iu referuar prenotimeve të udhëtimeve turistike me rastin e 28-29 nëntori jashtë vendit, kryesisht në Turqi, Manjani e cilëson absurde të festosh pavarësinë nga Turqia në Turqi. Por nuk harron të përmend dhe shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani.

“Sa absurde! Pavarësinë nga Turqia e festojmë në Turqi. Turqia mbetet destinacion turistik i përhershëm i yni… Çlirimin nga Gjermania e festojmë duke kërkuar azil në Gjermani. Pra, nuk e kemi seriozisht.”, shkruan Manjani.

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb