Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se një hap i tillë është arsyetuar nga SPAK me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.

Balluku është pezulluar nga detyrat e saj duke mbajtur aktualisht vetëm postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që kujtojmë që kërkesa e dorëzuar më parë nga SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, u hodh poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit.

Ish-kryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb