Dy shtetas shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga Policia italiane me akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur. Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, disa muaj më parë, duke përfituar nga gjendjen e dehur, një vajzë dyshohet se ka pësuar dhunë seksuale brenda një makine, parkuar jo shume larg hyrjes se klubit.

Vajza fare e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë torturuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike. Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy të rinjtë u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit shtëpiak në shtëpitë e tyre.

Oficerët e policisë të Poggibonsi, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Skuadrën Lëvizëse të Shtabit të Policisë së Sienës, kontrolluan shtëpitë e dy shqiptarëve në kërkim të telefonave, rrobave, natën e ngjarjeve dhe lëndët narkotike të mundshme. Qeni i policisë ‘Eviva’ gjatë operacioneve ka gjetur edhe sasi të vogla droge në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.

Çështja, është “pasojë e rindërtimit të përpiktë të fakteve të ndodhura përmes kontrollit të kujdesshëm të mbi 100 orë filmime të ekstrapoluara nga qarqet e ndryshme të vëzhgimit me video në zonën ku ndodhi ngjarja. Aktivitetet, të cilat angazhuan për disa ditë personelin e komisariatit të Poggibonsit, bënë të mundur identifikimin e dy të dyshuarve dhe rindërtimin e fakteve.

(Corriere/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb