Adele është gati të bëhet sërish nënë. Këngëtarja 35-vjeçare zbuloi dëshirën e saj për të pasur një fëmijë tjetër teksa foli me fansat në ‘Weekends With Adele’ në Las Vegas të shtunën.

Adele tashmë ka një djalë 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Çifti finalizoi divorcin e tyre në prill 2019 dhe ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre.

Siç u tha fansave të saj, ylli “është gati të bëhet sërish nënë së shpejti”, ndërsa tregon se tashmë ka bërë një listë me emra.

Në një video të postuar në TikTok, një fanse e saj kërkon ndihmën e saj për të emërtuar vajzën e saj që do të lindë së shpejti.

Më pas Adele i tha: Dëshiroj shumë që së shpejti të bëhem sërish nënë. Në fakt, unë kam bërë një listë. Kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”.

@adele.lovers

Adele picking the name of a baby girl🫶🏻🍷!!!#adele #daydreamer #adeleadkins #adele #adeleadkins #daydreamer #lover #ceasars #lasvegas #fyp #lover @Adele Access

♬ original sound – adele.lovers

Kur një fans tjetër e pyeti nëse ajo preferon “Spencer” apo “Parker”, Adele u përgjigj: Ndoshta Parker sepse Rich e pëlqen atë emër, duke iu referuar partnerit të saj Rich Paul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb