Ka nisur zhvendosja e disa qendrave të votimit në Shkodër. Mësohet se qendrat e votimit po zhvendosen në institucionet e drejtorive rajonale, të cilat drejtohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Kështu, gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se qendër votimi do të jetë Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Zyra e Punësimit, Shërbimi Rajonal Social. Zhvendosja e qendrave të votimit në këto institucione është bërë, pasi vendet ku ishin parashikuar më parë të shërbenin për procesin zgjedhor u kyçën me dry.
Një pjesë e tyre, kryesisht shkolla, janë hapur forcërisht, por pjesa tjetër është vendosur të ndryshohet institucioni. Kjo për shkak se Bashkia e Shkodrës ka vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili anuloi 30 qershorin si datë të zgjedheve vendore.
(BalkanWeb)