Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka konsideruar një përgjegjësi të madhe emërimin si drejtues politik në qytetin e Vlorës. I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24 me gazetaren Marsela Karapanço ai tha se ai qark do një përkushtim të detajuar pasi është një zonë e vështirë.

“Unë nuk është se nuk kam eksperiencë në drejtimin e një qarku. Kam drejtuar Gjirokastrën ne 2013-en ku morën 3 mandate. Qarku i Vlorës do një përkushtim të detajuar, ka një PS dinjitoze, rezultatet i ka shumë të mira. Është një zonë e vështirë. Aty ku pritshmëritë janë të mëdha edhe përgjegjësia është e madhe”- tha ai.

Duke folur mbi reformën në administratën publike, Ahmetaj tha se  ajo po ndahet cdo ditë e më shumë nga ndikimi politik. Ai tha se asnjë punonjës i daministratës nuk ka më frikë prej se ti do t’i heqësh nga punë sepse ka ndryshuar kultura e drejtimit politik.

“Ne kemi një reformë të tërë të administratës publike. Administrata cdo ditë e më tepër ndahet nga influenca politike. Ne po përgatitemi të fillojmë negociatat me BE-në. Para zgjedhjeve ishte departamenti i administratës deklaronte 1500 vende bosh, janë akoma bosh sepse procedurat nuk kanë mbaruar. Rama është i fiksuar në reformën e administratës. Punonjësit e administratës përballen me ministrat në parimet e tyre proceduriale. Kur isha ministër më ndodhte përditë debatet me punonjësit. Nuk kanë më frikë prej teje se ti do t’i heqësh nga punë sepse ka ndryshuar kultura e drejtimit politik. Prej vitesh ministra kanë hequr dorë nga përpjekjet, diku të detyruara, duke respektuar rregullat e administratës publike. Administrata me status jemi 86 mijë persona. Kur kemi filluar ne kanë qenë 113 ose 116 mijë. Që të shtosh një vend pune në administratë është ekstrem e vështirë të bindësh kryeministrin Rama se përse e do një njeri shtesë”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb