Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron vërtet një konflikt me NATO-n sepse në atë skenar Rusia do të humbiste shpejt, tha kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin.

Duke folur në një ngjarje në Londër, Admirali Sir Tony Radakin tha se “fakti i pashmangshëm është se çdo sulm ose inkursion rus kundër NATO-s do të shkaktonte një përgjigje dërrmuese”.

Radakin tha se pushtimi rus i Ukrainës kishte treguar se ajo ishte “dukshëm më pak e aftë nga sa prisnim”.

“Forca e saj Ajrore nuk ka arritur të marrë kontrollin e ajrit. Marina e saj ka parë 25% të anijeve të saj në Detin e Zi të fundosur ose dëmtuar nga një vend pa marinë,” tha Radakin, duke iu referuar sukseseve të Ukrainës në Detin e Zi.

Ai shtoi: “Ushtria ruse ka humbur rreth 3,000 tanke, afro 1,500 artileri dhe mbi 5,000 automjete të blinduara luftarake”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb