Sulmi me raketa i nisur gjatë natës nga forcat ruse në Odessa goditi selinë e forcave të armatosura ukrainase në zonën e sheshit Kulikovo Pole, në qendër të qytetit.

Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, e cila citon koordinatorin e metrosë nga Mykolaiv, Sergei Lebedev.

Sakaq, raportohet se Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan gjashtë dronë ukrainas në katër rajone të vendit gjatë natës, raporton Tass. “Ka pasur përpjekje të tjera nga regjimi i Kievit për të kryer sulme terroriste me dronë me krahë fiks kundër vendeve në territorin e Federatës Ruse, të cilat u shkatërruan gjatë natës.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: