TIRANE

Ajo cilësohet të jetë njëra prej femrave më të bukura në trojet shqiptare. Fjala është për modelen nga Shqipëria, Adrola Dushi, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga 354 mijë njerëz vetëm në llogarinë personale Instagram, vazhdon të marrë vëmendje të madhe me secilin postim që publikon.

Duke qenë se po vazhdon punën dhe angazhimin e saj profesional në Amerikë, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi duke treguar se ndihet krenare për origjinën e saj. Adrola shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ndërsa pozon në New Yorku.

“Edhe Hana do ta dije,
Edhe Dielli do t’ket pa,
Se pwrqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka.

Gjergj Fishta”-shkruan modelja bukuroshe shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: