TIRANE

Adrola Dushi u bë nënë në moshë fare të re, ende pa i mbushur 20 vjeçe. Modelja shqiptare solli në jetë djalin e saj Troi, cili është lumturia e saj më e madhe. Mirëpo, disa ngjarje që rrodhën më vonë nuk ishin të lehta. Ndarja me bashkëshortin, largimi drejt SHBA-së, ishin vendime të vështira për Adrola Dushin.

Në një intervistë për Revistën Who Adrola ka rrëfyer pendeset që ka në jetë në lidhje me djalin e saj, Troin. Duke qenë se jeta e Adrolës është mes Amerikës dhe Tiranës, ajo ndihet keq që nuk i ka kushtuar kohën e duhur djalit.

“Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”,-ka thënë modelja bukuroshe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb