Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për aeroportet duke siguruar se me shumë mundësi ai i Kukësit në pranverë hapet për fluturime ndërkombëtare.

Rama thotë se sa i përket aeroportit të Vlorës ofertat në garën e rihapur ndërkombëtare pritet të vijnë në gjysmën e parë të janarit, dhe nëse gjithçka shkon mirë atëhere në verë ngrihet kantieri.

Po ashtu pas Vlorës, sipas Ramës radha e ka Sarandën.

 

‘’Besoj në pranverë aeroporti i Kukësit do hapet për fluturime ndërkombëtare. Uroj dhe lus zotin që pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës të kapërcehet, dhe në gjysmën e parë të janarit do kemi ofertat për garën e rihapur ndërkombëtare, të shohim më pas më tutje për të hyrë në kantier brenda verës të garantojmë edhe aeroportin e madh ndërkombëtar të jugut të Shqipërisë.

Me hapjen e procesit për Vlorën, do hymë për Sarandën. Do kemi 4 aeroportet të domosdoshme për të zhvilluar si duhet turizmin dhe për të hyrë si duhet në dekadën e re të shekullit.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb