Zgjedhjet parlamentare në Indi do të mbahen më datë 19 prill 2024. Këto janë zgjedhjet më të mëdha të botës, pasi gati 1 miliard njerëz shkojnë në votime (saktësisht 970 milionë).

Në zgjedhje do të jenë përballë kryeministri me dy mandate Narendra Modi dhe aleatët e tij në rajone kundër një aleance të madhe partish opozitare. Sondazhet tregojnë për një fitore të mundshme të ekstremit të djathtë të Modit, që drejton Partinë Bharatiya Janata (BJP).

Nëse Modi fiton, do të jetë kryeministri i parë indian që fiton tre mandate rresht. Modi dhe partia e tij kanë bërë fushatë përpara se të shpallet data e zgjedhjeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb