Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, sulmon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashiakun Erion Veliaj lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në “Facebook”, Braimllari thekson se Rama është ideatori i këtij projekti korruptiv dhe kriminal, ndërsa sipas tij, Veliaj ka dhënë miratimin për pagesat e 91 milionë eurove pa vendim të Këshillit Bashkiak për 30 vite.

Postimi i plotë:

Pse hesht Edi Rama dhe Erion Veliaj per incineratoret, te cilet nuk kane lene gje pa komentuar ne kete vend?
Pse ju eshte mbyllur goja?
Edi Rama eshte ideatori i ketij projekti korruptiv dhe kriminal.
Pa vullnetin e tij, nuk do merrej firma e nepunesit me te ulet dhe jo me e ministrave dhe e kryetareve te bashkive brenda dites.
Edi Rama e ka te qarte qe nuk eshte pergjegjesi individuale por eshte kolektive ku ai vet ka rolin e drejtuesit te grupit strukturuar kriminal.
Ai vet, ministrat dhe kryetaret e bashkive jane te perfshire drejtperdrejt.
Erion veliaj ka dhene miratimin per pagesat e 91 milion euro pa vendim te Keshillit Bashkiak per 30 vite, sot duhet te ishte perpara drejtesise.
Ndaj kerkuan dhe punuan per zgjedhje moniste lokale ne 2019 dhe nuk pranuan as te regjistroheshin ne zgjedhet lokale te 13 tetorit 2019 duke pasur nje marreveshje kriminale me qellim qe Rilindja te kishte 100 perqind Keshillat Bashkiak per te kopsitur korrupsionin dhe hajduterine.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb