Deputeti i PD-së Gazment Bardhi thirret nga SPAK.

Mësohet se Bardhi është thirrur nga SPAK nesër, premte, ora 10:00, në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Pas dëshmisë, pritet që Bardhi të flasë për median në lidhje me deklaratat e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: