Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ka paraqitur fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorin e Tiranës.

Ajo tha se se Klodian Zoto ka paguar mbi 2 mld lekë për 19 kompani, por sipas saj ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Sipas saj vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë, teksa shton se këto pagesa Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021.

Ajo tha se ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve, si është e mundur atëherë që i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë.

Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, sot vetëm 7 koncensione arrin 60% të buxhetit të shtetit, dhe në fakt ajo që të bën përshtypje është morali dhe guximi që merr kryeministri duke tundur flamurin e ndershmërisë, por sa herë ka probleme për justifikim parash, kërcënon përmes SPAK dhe ofendon dhe bullizon opozitën.

Një nga gjërat kryesore që do vazhdoj të merrem është çështja e inceneratorëve. Po hyj direkt në temë, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.

Në gjithë këtë histori, ky incenerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit”, tha ajo

0278e4d3 5d56 4f98 Bc91 Da28901441f5
0278e4d3 5d56 4f98 Bc91 Da28901441f5
3ebe41b4 0f14 4bf9 858b 738605769027
3ebe41b4 0f14 4bf9 858b 738605769027

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb