KABUL– Një qeveri e re e bashkimit kombëtar u emërua sot në Kabul, të paktën tre muaj pas zgjedhjes së presidentit, Ashraf Ghani, ndërkohë që bllokimi politik kërcënon të përkeqësojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të nxisë kryengritjen islamike.

Sekretari i përgjithshëm i Ashraf Ghanit, Abdul Salam Rahimi ka lexuar emrat e 25 ministrave, tre prej të cilëve gra, që do të formojnë kabinetin e ri, pas disa javëve negociatash mes dy ish-rivalëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, presidentit dhe ish-shefit të ekzekutivit, Abdullah Abdullah.

Lista e ministrave duhet të miratohet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit afgan.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: