Papa Françesku do të ketë përpara një vit të vështirë, në përpjekjet e tij për ta modernizuar kishën, thonë burimet e afërta me të në Vatikan. Megjithatë, gjatë vitit 2016 ai pritet të vizitojë disa shtete. Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.

Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do të vizitonte Kosovën. Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj. Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: